Indrit Bajraktari 24-vjeç, nga Postriba është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me motor uji dhe vajza ka rënë në ujë. Djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt.

Ai është parë nga pushuesit dhe operatorët e plazhit që i kanë dhënë motorin e ujit me qira, të dalë i vetëm nga deti.

Këta të fundit kanë pohuar se djali ka hyrë në det i shoqëruar dhe ka dalë pa vajzën që ishte bashkë me të.

Ditën e djeshme policia njoftoi se vajza u gjet e pajetë ditën e djeshme 700-800 metra larg bregut.

“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femër, ende e pa identifikuar.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia një ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re