Një ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Velipojë policia ka bllokuar lundrimin e të gjithë motorëve të ujit nga ky plazh.

Uniformat blu kanë bërë edhe sekuestrimin e mjetit me të cilin po udhëtonte 17-vjeçarja Enisa Doda bashkë me Indrit Bajraktarin.

Ndërkohë punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve, janë thirrur sërish në polici për të dhënë deklarime për ngjarjen.

Më herët ata thanë para grupit hetimor se njëri prej tyre i kishte vëzhguar dy të rinjtë nga distanca dhe në momentin kur kishin parë se nuk ndodheshin në motorin e ujit është afruar.

Aty ai ka gjetur djalin të zhytur i cili ka thënë se 17-vjeçaren e ka nxjerrë në breg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re