Policia ka dhënë detaje lidhur me mbytjen e turistes në kanionin e Langaricës, Përmet. Bëhet me dije se 66-vjeçarja dhe bashkëshorti i tij po vizitonin kanion në këmbë, ndërsa i ka marrë rrjedhja si pasojë e prurjeve të shumta.

 

Policia raporton se 66-vjeçarja nuk ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë.

 

Trupi i pajetë u nxor nga uji me ndihmën e policisë dhe zjarrfikëses.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re