Mjekësia ligjore pohon se në trupin e pajetë të vajzës së mbytur në Velipojë, 17-vjeçares Enisa Doda ka shenja dhūne.

Pak më parë u mësua na autopsia se në trupin e saj kishte të nxira por që mund të ishin shkaktuar nga përplasja në ujë.

Nuk dihet tashmë nga se janë shkaktuar shënjat e dhūnës në trupin e Enisa Dodës, që në fillim u pretendua se u mbyt, teksa a ka qenë dhūna shkaku u vërtetë i vdekjes së saj ditën e djeshme në det teksa pushonte me familjen në Velipojë.

Ndërkohë është arrestuar edhe 25-vjeçari Indrit Bajraktari, me të cilin vajza ka qenë në motorin e ujit dhe më pas nuk ka dalë më nga deti. Ka disa versione për këtë ngjarje, por sipas atij zyrtar nga Policia, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qera. Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas dy orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re