Këngëtari i njohur nga Kosova MC Kresha i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj më 14 maj. Përmes një videomesazhi, MC Kresha shprehet se sa herë vjen, sheh Tiranën që po zhvillohet dhe po përparon dita-ditës.

 

“Përshëndetje Erion! Kryetari i Tiranës, kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve. Sa herë vijmë, zemra mal na bëhet kur e shohim se dita-ditës po zhvillohet e po përparon në përmasa të mëdha. Është kënaqësi të vish në Tiranë, të shijosh atë fluks të madh turistësh dhe atë mikpritje që na bëjnë tiranasit. Ndihemi si në shtëpi, në fakt ne jemi në shtëpi. Desha të të përgëzoj, të të uroj dhe dalshit faqebardhë! Gjithë të mirat”, thekson MC Kresha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re