Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe pret që vendet e Bashkimit Evropian të japin dritën jeshile për lëvizjen e lirë të qytetarëve, njoftoi RTK në gjuhën serbe.

Ai tha gjithashtu se procesi i integrimit të “vendeve të Evropës Juglindore është një sfidë që këto vende duhet të fitojnë me mbështetjen e BE”, raporton Tanjug.

Ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha pret që vendimi mbi liberalizimin të bëhet gjatë presidencës austriake të BE, sepse, siç tha ajo, u përmbushën të gjitha kushtet.

McAllister dhe Hoxha morën pjesë në një panel diskutim në Parlamentin Europian mbi procesin e integrimit të Evropës Juglindore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko