Analisti Edin Kulluri, i ftuar në Abc News, komentoi edhe sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Duke komentuar çështjen McGonigal, ai e cilësoi si një veprim jo të zgjuar sulmin e Berishës dhe akuzat për implikim në çështjen McGonigal.

Opozita nuk ka shqetësim për marrëdhëniet Shqipëri SHBA se retorika e Berishës, ambasadores amerikane nuk është një retorikë që ndihmon marrëdhëniet por po dëmton rëndë marrëdhëniet e një pjese të shqiptarëve që besojnë retorikën e Berishës me Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e zgjuar ajo që bën Berisha që të sulmosh ambasadoren amerikane. Sepse gjitha axhenda e Berishës nuk ka qenë politike apo për të mirën e opozitës, por personale dhe mbase është legjitime në të drejtën e tij. Nëse do të shqetësohej për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk do të fliste në këtë gjuhë për ambasadoren amerikane.

Zonja Kim raporton dhe i vlerësohet puna e saj në DASH. Të implikosh Kim pa asnjë provë me McGonigal të kalosh në fantazi për piano dhe orkestër se di kur del Blinken me Kim dhe McGonigal. Nuk ka asgjë. Nëse duhet të jemi serioz dhe t’i kërkosh Ramës rolin e tij, duhet ta provosh edhe vetë atë që thua.

Kur vetë je non grata, me ekstremizmin e tyre i japin të drejtë Ramës t’i përgjigjet në gjuhën e non gratas.“, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re