Edhe pse irlandezi McGregor ra nga froni i UFC pasi humbi përballjen e fundit me rusin Khabib nuk i kursen vetes jetën e luksit dhe blerjet e çmendura. Ai ka postuar në Instagram një video ku shihet duke shfletuar broshurën me fotot e jahtit superluksoz që vendosi ti bënte dhuratë vetes.

“Prestige 750 yacht” është modeluar enkas për të dhe sipas “Daily Mail” vlera e jahtit arrin deri në 3 milionë paund.

Por ajo që ra në sy nga ndjekësit është faqja e fundit e broshurës, ku citohej një shprehje e boksierit legjendar Muhammad Ali, emri i të cilit nuk ishte shkruar saktë.
“Ai që nuk ka kurajo të marrë risqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë”, shkruhej në broshurë, por më shumë se shprehja ra në sy gafa, e cila sipas ndjekësve është e pafalshme.

Conor McGregor është një nga ikonat e UFC-së, i njohur me nofkën ‘The Notorious’. Revista Forbes e renditi atë si një nga sportistët më të paguar në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re