Kastrioti ka mposhtur verilindorët e  Kukësit me shifrat minimale 0-1 dhe tashmë shkëputet me 12 pikë nga zona e nxehtë. Verilindorët u ndalën pas tre fitoreve radhazi dhe nuk ndjekin dot skuadrat që po luftojnë për titullin dhe kupat e Evropës.

Fatet e kësaj ndeshjeje iu vendosi braziliani Devid de Santana, një nga zbulimet e këtij sezoni në Superiore. Sulmuesi, tashmë autor i 7 golave, ndëshkoi portierin Xhika në minutat shtesë të pjesës së parë.

Festë e Kastrioti, që në pjesën e dytë u ndëshkua edhe me karton të kuq. Shkalla la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë për rreth 20 minuta. Krutanët ishin të vendosur mirë në fushë dhe nuk i lanë hapësira Kukësit, që u dorëzua dhe u rikthyer te humbja.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re