Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat është shprehur se më 11 maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë, pasi sipas tij nuk ka pasur zgjedhje, por një farsë elektorale.

Berisha u shpreh se në zgjedhje garuan me një parti-shtet, “që ka mbrapa buxhete miliardash, logjistikë, mjetet e dhunës. Forcat e tjera politike pa asnjë forcë ndaj këtij shteti barbar”.

Kryedemokrati tha se në këto zgjedhje si kurrë më parë doli lakuriq në shëmtia e qeverisë kundër qytetarëve.

Berisha: Kemi të bëjmë me një farsë që njerëzi  e lirë nuk mund ta pranojnë, ne këto zgjedhje dhe në këtë vend u shkel një parim tjetër nder me themelorët e një sistemi demokratik, parimi që ndan shtetin ligjor nga shteti partiak, kjo ndodh në mijëra raste.

Pika 5/4 “zotohem për një ndarje të qartë të shteti dhe partive politike, në veçanti, partitë politike nuk do të përzihen me shtetin”. Këtë përcakton dokumenti ndërkombëtar për zgjedhje të drejta.

Kur ti garon më parti shtet, ato nuk janë zgjedhje, por farsë elektorale, merr fund procesi zgjedhor sepse garë nuk ka, është garë fiktive sepse ke në fushe një shtet që ka mbrapa buxhete miliardash, logjistikë, mjetet e dhunës. Forcat e tjera politike pa asnjë forcë ndaj këtij shteti barbat.

Kjo ishte një farse e turpshme elektorale, më e turpshmja e pluralizmit në Shqipëri. Në këto zgjedhje si kurrë më parë doli lakuriq në shëmtia e tij kundër qytetarëve. Për të bërë presion përdori nëpunësit e tij, kriminel elektoralë.

Dijeni që më 11 maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë, referojuni këtij dokumenti ndërkombëtar, të Kopenhagenit, i detyrueshëm për çdo vend demokratik që zhvillon zgjedhje. Kurrë ndonjëherë një parti e transformuar në shtet dhe mafie, nuk është vërsulur ndaj qytetarëve siç është vërsulur kjo e Edi Ramë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko