Një 23-vjeçare në Tiranë është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, nga policia Rrugore pasi u kap me Radar në një largësi prej 436.6 metra duke përshkuar rrugën interurbane Tiranë-Durrës me 154 km/h.
 
 
Sipas policisë rrugore bëhet me dije se se gjatë të shtunës në mbrëmje dhe në orët e parë ta mëngjesit të së dielës,  janë konstatuar krahas rastit të vajzës 23-vjeçare, raste të shumta të shpejtësisë nga 140 km/h deri në 178 km/h.
 
 
Policia gjithashtu ka pezulluar 39 leje drejtimi, me përqindje të drejtuesve meshkuj e femra pothuaj të barabartë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re