Deputeti i PD-së, Edmond Sapho i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për krizën brenda selisë blu.

Gjatë fjalë Sapho tha se i vetmi Kuvend që do të mblidhet është ai i 11 dhjetorit pasi është kërkuar nga rreth 5 mijë anëtarë të PD, ndërsa Kuvendi që zhvillohet një javë më pas i thirrur nga Basha sipas tij salla do të mbushet me njerëz të dërguar nga Edi Rama.

Sapho nënvizoi se edhe po mos ishte shpallur non grata, Sali Berisha do të kishte marrë iniciativën e “foltores” për të “ringjallur PD-në”.

“Nuk ka për të pasur dy kuvende pasi ai i dyti ka marrë natyrën e anti-Kuvendit dhe është e pamundur të mblidhet sa kohë që 4200 firma janë të rregullta të mbledhura sipas procedurësë dhe formularë të caktuar. Nuk ka mundësi që një anëtar të marrë pjesë në dy kuvende pasi janë rreth 5 mijë anëtarë të cilët kanë mosdakordësi me kryesinë dhe kryetarin. Me mercenarët e Edi Ramës mund ta mbushë sallën , por me delegatë kuvendi ska mundësi sepse ata janë kundër Bashës.

Këto janë si me thënë përcaktime demagogjike që i kemi dëgjaur prej kohësh nga Basha, ai ka thënë që nuk do ketë zgjedhje, nuk do prishen banesa në unaza, nuk do prishet teatri, nuk do ketë zgjedhje. PD është në gjendjen më të keqe të mundshme.Sot PD është në gjendjen më të keqe vjen pas dy humbjeve të përgjithshme dhe dy humbjeve të zgjedhjeve vendore.

Unë e pranoj përgjegjësinë që skam folur më parë, nëse Berisha do kishte folur më shpejt do kishte një tjetër rrjedhje. Unë kam kërkuar falje publike për të gjithë shqiptarët dhe anëtarë të PD për cfarë kemi bërë 3 viteve të fundit të cilët e kanë futur PD në një rrugë pa krye, në këtë gjendje ku jemi sot. Bunkerizimi ka ndodhur pas 2017. Të gjitha vendimet që janë marrë kemi përgjegjësi duke u gjendur për herë të tretë në opozitë. Nëse jemi në këtë gjendje jemi për hir të kryetarit, nëse nuk merr përgjegjësi dhe nuk jep dorëheqje.

Kosto që paguan PD – Anëtari i PD do të rrijë edhe 4 vite të tjera në opozitë dhe nuk ka garanci që mos rrijë edhe pas 2025 me gjendjen që ndodhet PD. Kjo që po i ndodh PD është gjëja më e mirë, i vetmi që mund të ndërmerte një iniciativë të tillë dhe ta cojë deri në fund është Sali Berisha. Ai vërtet është 77 vjec por është më i ri në mendim nga këta të rinj që e kanë bunkerizuar dhe nuk kanë asnjë platformë si do ta rikthejnë PD. Përse po mbushen foltoret? Po mbushen sepse ka humbur shpresa me këtë lidership. Berisha i ka sjellë 4 herë në zgjedhje të përgjithshme dhe ka një mbështetje të jashtëzakonshme.

A u kjo nis për nga interesat personale? Sigurisht edhe këtu ka interesa personale. Berisha ka kërkuar ndjesë për këtë gjë, ka pranuar gabimin që ka bërë me një kohë të shkurtër. Po cështjen personale ai do ta zgjidhë në gjykatë. Ka kërkuar të paraqiten provat për korrupsion nëse dalin ai largohet vetë. Edhe po mos ishte shpallur “non grata” Berisha do kishte kërkuar dorëheqjen e bashës. Së shpejti vijnë zgjedhjet askush nuk beson që me Bashën fiton zgjedhje. Të gjitha betejat që ka nisur i ka humbur të gjitha”, tha Spaho.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re