Një 31-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi makina e saj u përplas nga një adoleshent i cili po ngiste një Lamborghini me 190 km/h.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje në autostradën në West Los Angelos në Kaliforni.

32-vjeçarja Monique Munoz u gjet e vdekur në momentin që arriti policia, ndërsa 17-vjecari i cili udhëtonte me Lambourghinin u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte marrë dëmtime në kokë.

Familjarët e Munoz janë shprehur se nuk mund të besojnë largimin e saj nga jeta dhe një mënyrë të tillë. “Pa kuptim!”, tha njerku i saj, i cili tha gjithashtu se ajo kishte një zemër të madhe dhe nuk lëndoi kurrë askënd. Një fëmijë 17-vjecar i cili po garonte me Lamborghini e godet dhe e vret atë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re