Në kuadër të kontrollove në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve, policia bën me dije se ka ndaluar një shofer i cili po lëvizte me 190 km-h në By Pass-in e Fierit.

 

Shpejtësia e e lartë e mjetit u evidentua nga makina inteligjente dhe radari informativ.

 

Përmes një komunikate për shtyp, policia rrugore i bën apel të gjithë drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, pasi akset rrugore po monitorohen intensivisht me makina inteligjente, radarë dhe kamera.

 

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore në fundjavë.

Live nga Bypass i Fierit.Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier.Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore.Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re