Tre persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi u kapën me 23 kg kanabis.

 

Të arrestuarit janë Maliq Kruja, 54 vjeç, pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje të RSh., me mjetin e tij tip ‘Benz’ me targë DC187ZA, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë kanabis.

 

Dy të ndaluarit e tjerë nga policia janë shtetasit, E. M., 31 vjeç dhe A. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re