Fiqiri Çifliku gjatë një lidhje me Skype për “Fax News” ka garantuar që më 27 shtator nxënësve do tu garantohet mësimdhënia e sigurt.

Përgjegjësi DPAP, theksoi se mbi 80% e stafit të mësuesve janë vaksinuar, ndërsa theksoi se Ministria e Arsimit ka disa skenarë në varësi të pandemisë në vendin tonë.

“Ky është viti i dytë mësimor që përballemi me pandeminë. Mësuesit janë të përgatitur për mësimin online dhe një nga arsye e shtyrjes së mësimit ishte kërkesa e prindërve. Kërkesa më e madhe është për mësimi të jetë fizikisht në auditor. Mësimdhënia u vendos në të mirë të nxënësve. Jam i kënaqur me vaksinimin e mësuesve jemi në një situatë shumë të mirë. Jemi në një situata që më 27 shtator fëmijëve t’iu garantojmë një mësimdhënie të sigurt”, tha fillimisht Çifliku.

Ngarkesa e mësuesve nuk është përtej normës pasi MAS ka vendosur në dispozicion fonde të caktuar për orët shtesë që mund të zhvillojë. Ne kemi staf të devotshëm mësuesish që punojnë në situata të vështira. Ne kemi disa skenarë në varësi të situatës së pandemisë në Shqipëri. Mësimi plotësues u vendos për të mirën e nxënësve. Lëndët që kanë problematika janë gjuha shqipe matematika, gjuha e huaj, biologjia, fizika dhe kimia të cilat kërkojnë orë shtesë, vijoi Çifliku

Vaksinimi i mësuesve?
“Nga të dhënat jo zyrtare: Ne na rezulton mbi 80 e stafeve tona janë vaksinuar, janë në proçes ku Komiteti Teknik ka urdhëruar të vaksinohen gjithë mësuesit dhe nxënësit. Komiteti teknik do na sjellë javën e ardhshme numrin e saktë të mësuesve që do të vaksinohen. Numri i fëmijëve është në ato shifra të vitit kaluar presim rreth 30 mijë në klasën e parë dhe po kaq në klasën e 10 të arsimit të mesëm”, përfundoi Çifliku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re