Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, veteranët e futbollit të Shqipërisë e Kosovës do të zhvillojnë së bashku një ndeshje vëllazërore.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se të dielën në orën 11:30 në një kompleks në Durrës, do të zhvillohet ndeshja mes disa prej emrave më të njohur e të dashur të futbollit shqiptar.

Në listën e kuqezinjve janë të pranishëm emra të njohur të kombëtares, si:

Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Ndërkohë në kampin e Dardanëve do të jenë figura të njohura si Muharrem Sahiti, Muhamet Dragusha, Isa Sadriu dhe Naser Prapashtica. Federata e Kosovës ka përcjellë dhe foton e veteranëve që janë nisur drejt Durrësit, atje ku do të zhvillohet dhe ndeshja.

Kjo do të jetë miqësorja e tretë për këtë vit mes veteranëve të Shqipërisë e Kosovës. E para u zhvillua më 16 shkurt me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa ndeshja e dytë me rastin e lindjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.z

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re