Skip to content

“Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet, në 26 nëntor dua shkollën”, Rama shfaqet pa maskë pranë Ndreut, kèrcënon kompaninë e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj kanë inspektuar sot punimet në shkollën “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama nuk nguroi që të jepte direktivat e tij inxhinierëve në terren, duke iu kujtuar dhe afatin se shkolla duhet të jetë gati në 26 nëntor, pavarësisht se kjo është një punë që u takon inxhinierëve, dhe se punimet shkel e shko mund të sjellin edhe ndërtesa pa cilësi.

Rama nuk nguroi që t’ia bënte atyre të qartë se nëse nuk përfundojnë punimet brenda këtij afati, kompania futet në ‘listën e zezë’.

Pjesë nga dialogu mes Ramës dhe inxhinierit:

Rama: Paska goxha terren. Ahemtaj: Në gati 3 ditë kemi kaluar në katet e dyta. Rama: Kolonat janë futur 7 metra nën dhe…. Ahmetaj: Po, 7 metra…. Rama: Super punë është bërë

Inxhinieri: Në fund të dhjetorit do përfundojë shkolla… Rama: Në fund të dhjetorit futeni në listën e zezë. Dua që në 26 nëntor të hapet dera e shkollës… Ahmetaj: Të punoni me 3 turne

Rama: Me 3-4 turne, s’ka ç’më duhet. Në 26 nëntor dua shkollën. Po s’u bë kjo, ju futeni në listën e zezë. Na pengoi shumë ajo periudha e dreq karantinës, por do ta kapim 26 nëntorin.

Ndërkohë ajo që të bie në sy është fakti se Rama nuk mban maskë teksa shoqërohet nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili dje tha se është testuar dy herë për Covid 19, pasi vartësit e tij kishin dalë pozitiv me Covid 19.

/faxweb