Shqipëria ka aktualisht 9 pakica kombëtare, por numri mund të rritet me lëvizjen e fundit të Ministrisë së Brendshme.
Presidenti Ilir Meta u shpreh se po përgatit një qëndrim lidhur me projektvendimin e qeverisë që parashikon që një grup prej 300 personash mund të aplikojnë për t’u njohur si pakicë kombëtare në Shqipëri.
“Jemi duke e studiuar kam pasur shumë reagime edhe nga shumë akademikë, por do të na duhet kohë për ta studiuar në brendësi” tha Meta.
Projektvendimi parashikon që mjafton një grup prej 300 personash që mund të aplikojnë për t’u njohur si pakicë kombëtare në Shqipëri.
“Njohja formale e një pakice kombëtare, e ndryshme nga ajo e përcaktuar në këtë ligj, bëhet nëpërmjet paraqitjes së kërkesës pranë Ministrit të Brendshëm nga grupi i shtetasve i përbërë nga jo më pak se 300 persona, që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare dhe shqyrtohet nga Komisioni ad hoc që ngrihet për këtë qëllim” thuhet në relacionin shpjegues.
/shqip
