Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj, mund të jetë zyrtarja më e “varfër” në Qeverinë e Kosovës. Në deklarimin e pasurisë, Balaj-Halimaj ka deklaruar të kursyera në një bankë vetëm 35.95 euro, ndërsa merr pagë nga Qeveria 1,228 euro.

Por në anën tjetër, si pasuri të paluajtshme të përbashkët me bashkëshortin e saj, ajo ka deklaruar mbi 1.3 milionë euro pasuri, ku përfshihen shtëpi dhe tokë bujqësore.

Në Pronësi të përbashkët, zëvendëskryeministrja ka deklaruar dy vetura që kapin vlerën e 13 mijë euro, ndërsa ka marrë kredi për 5 vite në vlerë prej 25 mijë euro.

Mes tjerash, Balaj-Halimaj ka deklaruar se ka aksione bashkë me bashkëshortin në 4 biznese të cilat i ka vlersuar me 190 mijë euro.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re