44 750 euro janë sekuestruar sot në doganën e kakavijës, ndërsa ka nisur procedimi ndaj poseduesit të tyre.

Burime zyrtare të policisë thanë se procedimi ka nisur ndaj 54-vjecarit me inicialet, Dh.P, pasi nuk deklaroi shumën e eurove në doganë

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në doganë, në çantën e shtetasit e tij u gjetën 44 750 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve, strukturat hetimore të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dh. P., 54 vjeç, banues në fshatin Dhuvjan, Gjirokastër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re