Skip to content

Me 5 vota pro, Gurra mbetet në postin e kryebashkiakut

Me 5 vota pro, KQZ ka konfirmuar në detyrë kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra.

Në datë 8 qershor, Prokuroria mbylli hetimet për Gurrën, pasi ky i fundit ishte kallëzuar për fshehje të dënimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi: 1. “Rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agron Rufat Malaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mat, qarku Dibër, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi konstatimin se z. Agron Rufat Malaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mat, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

Rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Kastriot Hasan Gurra, me funksion Kryetar i Bashkisë Librazhd, qarku Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funsione publike”.

KQZ vendosi konstatimin se z. Kastriot Hasan Gurra, me funksion Kryetar i Bashkisë Librazhd, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publik.

/shqip