Skip to content

Me 56 emigrantë në makinë, prangoset 46-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia sqaron se në pranga ka rënë Altin Melani, 46 vjeç, banues në Durrës dhe në kërkim është shpallur E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

mësohet se Metani është kapur në flagrancë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të 36-vjeçarit, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.