Sali Berisha nga Fieri nuk i ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, për të cilin vazhdon të përsërisë se i çoi demokratët nga humbja në humbje në këto 8 vite.

“Njeriu që e mori në krye që demoktratët i besuan drejtimin solli forcën tonë nga humbja në humbje, dështoi në çdo humbje në 8 vite. Nuk u bë kurrë lideri i besueshëm dhe jo se ne nuk punuam që ai të ishte i tillë, por e thotë populli me mençuri, fara e keqe e tillë mbetet.

Dje me pyeste një mik, thoshte si ka mundësi ky njeri, ai ishte një farë e keqe që ne nuk e kuptuam, në historinë politike të 30 viteve asnjë nuk ka shfaqur standardet e ulta si ai, dëshmoi se është i zhveshur nga çdo parim, dhe se është i gatshëm që për karrigen e tij të bëjë gjithçka”, deklaroi Berisha.

Berisha gjithashtu ftoi të gjithë demokratët në protestën e 8 janarit për zbatimin e referendumit demokrat.

“Data 8 është historike për kombin shqiptar se për herë të parë vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive e paqësore vetë anëtarësia e PD”, tha Berisha ndër të tjera.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re