Me 80 vota pro, ka kaluar në kuvend propozimi për ndryshimet Kushtetuese, ne kuader të çështjes se emrit.

 

Kryeparlamentari Talat Xhaferri konstatoi se u votua pika e parë e rendit të ditës.

 

Edhe përkundër votimit me 80 vota PËR, VMRO-DPMNE-ja insistoi në votim individual duke u shprehur secili deputet një nga një.

 

Deputetet qe kane votuar pro nga radhet e VMRO-se jane, Vlladanka Aviroviq,Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska gjithashtu kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese. Edhe deputeti Kërste Mukovski nga radhët e VMRO-së ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese, raporton Alsat-M. Gjithashtu pro kane votuar dhe Emilija Aleksandrova, nga VMRO-DPMNE, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç.

 

Tashme  qeveria ka 15 ditë kohe për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re