Gazetarja e “Fax News” Afrovita Hysaj ka ndarë një foto të kreut të Emergjencave Civile Haki Çako, i cili në situatën alarmante me zjarrin në Sazan e ‘vëzhgon’ nga lart me helikopter, ndërkohë që flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

Hysaj shkruan se zjarrfikësit dhe ushtarët po përballen me flakët me një lopatë në krah, ndërsa Çako sodit ishullin e Sazanit nga ajri.

Ja postimi i plotë:

Çako bën xhiro nga ajri me helikopter për të parë zjarret në Sazan. Helikopter për shuarjen e zjarreve ndërkohë nuk ka.
Me air pod në vesh që mos të shqetësohet nga zhurmat e helikave të helikopterit dhe me syze cartier flori 1800 euro.

Ndërkohë ushtarët dhe zjarrfikësit poshtë tij mes flakëve mbajnë në krah një lopatë e një degë pishe për të fikur flakët.
Poshtë Çakos janë forcat zjarrfikëse me moshë mesatare 60 vjeç. E Çako nga ajri i sodit e del në konkluzionin se zjarret janë nën kontroll.
Ah mjerë ky vend.
Ik o Çako se do të të vonohet orari drekës ik… dhe mos shiko shumë poshtë se do të të trazohet stomaku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re