Deputeti socialist, Pandeli Majon, ka replikuar Flamur Nokën, duke i thënë me ironi se nuk e përgënjeshtron sot sepse është i papërsëritshëm, në lidhje me akuzat se SPAK i ka përgjuar telefonin.

Ndër të tjera, Majko tha se opozita është një grup anti-sistem, ndërsa i pyet se ku duan ta çojnë karrocën që e quajnë e djathta shqiptare.

“Dëgjova me vëmendje numrin dy të fraksionit kryesor të PD-së duke përsëritur që SPAK është një organizatë kriminale dhe pastaj vazhdoi duke thënë që edhe ty Majko SPAK për një bisedë telefonike të regjistruar me 300 mijë dollarë etj etj , euro më fal, e bëjmë edhe 3 mln nuk ka problem.

Kjo organizatë kriminale më ka mbyllur dosjen, dmth unë miqësisht edhe si koleg, se na solli koha në këtë sallë, si mendoni ju se zgjidhet drejtësia.

Prokurori i Përgjithshëm sipas fjalëve të numrit 2 të PD në shumicë, thotë që ka shitur dosjen e vëllait të kryeministrit ndaj është vërë Prokuror i Përgjithshëm

Jeni thjesht një grup anti-sistem. Ca doni këtu ju? Si e keni mor miqtë e mi? Flamur, unë nuk të përgënjeshtroj se je i papërgënjeshtrueshëm. Je i papërsëritshëm në ato që thua Të përgënjeshtrosh ty është më shumë se një humbje kohe.

Por unë e kam me kolegët e mi që janë njerëz të nderuar, të cilët ti del aty dhe thua SPAK është një organizatë kriminale, dilni me këtë gjuhë. Supozoheni se jeni shpresa e shqiptarëve për ndryshim në Shqipëri. Ku doni ta çoni këtë karrocë që e quani e djathta shqiptare?!”, tha Majko.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re