Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaroi se pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj, i takon anëtarësisë të vendosë dhe të bëjë një kalkulim nëse në 2025 ia dalim me Berishën apo jo.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Oketa përsëriti qëndrimin e tij se Berisha duket të ishte larguar, por njëkohësisht sipas tij, pasi ai u rikthye, Alibeajt i takonte që t’i jepte vulën.

Ai kritikoi disa deputetë demokratë, duke thënë se “përbetohen në emër të demokratëve të thjeshtë, por vetëm interesi i demokratëve të thjeshtë nuk përfaqësohet”.

Pjese nga intervista

Gazmend Oketa: Anëtarësia duhet të bëjë një kalkulim, me zotin Berisha ia dalim në 2025 apo nuk ja dalim.

Për qëndrimin tim personal është e tepërt ta përsërisim. Që kur filloi historia e foltores nuk kam qenë dakord në parim për një rikthim të tillë.

Kam thëne edhe këtë tjetrën që grupi i zotit Alibeaj në gjykimin tim duhet ta njihet vullnetin e shumicës t’ja jepte vulën dhe firmën dhe sot do kishte moral tjetër politik.

Në 2013 PD humbi pushtetin, Berisha dha dorëheqjen nga PD dhe në gjykimin tim duhet të ishte një mbyllje e karrierës politike duke u larguar edhe nga parlamenti dhe ta linte Bashën të testohej realisht.

Endri Xhafo: Pse nuk është testuar realisht?

Gazmend Oketa: Realisht në kuptimin e drejtimit të PD-së. Edhe në qe jemi aty brenda të PD nuk po arrijmë të kuptojmë kush po mban njëri tjetrin. Sepse edhe Berisha nuk e donte një zgjidhje. Fare kollaj mund të organizohej një kuvend i përbashkët, jo 11 jo 18, jo më dhe bravën jo nuk ma dhe. Një gjë e them me keqardhje që pavarësisht se të gjithë përbetohen në emër të demokratëve të thjeshtë mënyra sesi sillen, vetëm interesi i demokratëve të thjeshtë nuk përfaqësohet.

Sot me ketë rezultat, me manipulim apo pa manipulim këto zgjedhje do certifikohen, do publikohet edhe raporti i OSBE ODIHR. Nuk mendoj që retorika ndihmon në zgjidhjen e problemit. Sot duhet të flasim me një gjuhë të moderuar. Mesa duket ai interesi i asaj karrige, një pjesë e madhe  mjaftohen që janë deputetë dhe nuk i intereson nëse janë në pushtet apo opozitë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re