Deputeti i PS-së, Daminan Gjiknuri iu është përgjigjur akuzave se për faturat e hoteleve të paguara nga Klodian Zoto.

Ai është shprehur se do të japë shpjegime kur të thirret në SPAK në lidhje dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për ish-ministërin e Energjisë në vitin 2014, në kompjuterin e biznesmenit në arrati Klodian Zoto.

Por Gjiknuri i ka mohuar duke thënë se “për dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar, ka dokumentacion në MiE”.

Daminan Gjiknuri: “Unë qëndrimet e mi ai kam bërë publike dhe në Komisionin Hetimor. Nuk ka ndodhur asgjë e re që në atë kohë. Rast pas rasti gjithkush do të përdorë emrin tim për të ngritur kauza politike. Të gjitha udhëtimet, dy udhëtimet që kanë dalë në media janë udhëtime të pretenduar. Ka dokumentacion në MiE. Jam në dijeni që prokuroria i zotëron. Udhëtimet e mia si ministër janë të deklaruara. Sa i përket rolit tim si ministër, nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë.

Nuk ka dalë dikush të citojë një shkelje ligji nga unë si ministër në ushtrimin e detyrës time. Çdo ministër përgjigjet për atributin e zyrës që përfaqëson. Qeveria është një institucion i organizuar. Këto janë ato që dua të them. Bëhet fjalë për akte zyrtare dhe pasoja konkrete. Lidhjet rastësore me persona apo njohje nuk kanë asnjë lloj vlere. Në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuza politike ka vite që ngrihen ndaj meje.

Me Arben Ahmetaj kam bërë udhëtime se e kam koleg. Për dy udhëtimet  drejtohuni ministrisë së energjisë. I keni fatuar atje gjithçka.

Aty janë dokumentat do të dalin, kur të thirrem do të jap shpjegime. Akuzat politike kanë vite që ngriten ndaj meje, të njohësh njerëz nuk është krim.”

Ndërsa në fund të fjalë jashtë Kiuvendit, iu drejtua gazetarëve: “Është shumë vapë, edhe ju duheni këtu.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re