Me ardhjen e verës, një nga makthet më të këqija të Kievit filloi të realizohej – lufta në Ukrainë nuk është më në faqet e para të gazetave të përditshme dhe në minutat kryesore të lajmeve televizive.

Kriza energjetike po e mban ende Ukrainën në krye të lajmeve për shkak të lidhjes midis luftës, sanksioneve dhe shantazhit rus të gazit.

Megjithatë, njoftimet për inflacionin gjithnjë në rritje, valët ekstreme të të nxehtit, zjarret dhe thatësirën e kanë zhvendosur plotësisht atë. Dhe pastaj kriza e Tajvanit.

Publiku amerikan është më i interesuar për ngjarjet rreth ish-presidentit Donald Trump, kontrollin e rezidencës së tij në Mar-a-Lago dhe akuzat për spiunazh. Ndër të tjera, Trump dyshohet se ka marrë me vete nga Shtëpia e Bardhë dokumente për arsenalin bërthamor amerikan që janë klasifikuar si sekret shtetëror – shumë sekret. Për këtë arsye mediat amerikane po spekulojnë nëse Donald Trump do të akuzohet për spiunazh dhe/ose tradhti.

Edhe kriza me termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhia, nuk i bëri shumë përshtypje publikut evropian. Jo aq sa kishin shpresuar në Kiev.

Lodhja e publikut europian dhe amerikan

Procesi i natyrshëm i lodhjes së publikut evropian dhe amerikan nga të njëjtat lajme për betejat e rënda dhe pushtimet ruse, të cilat përfundimisht do të çonin në mosinteresim në rritje, u përshpejtua nga problemet e brendshme. Trendi duket i pandalshëm. Një mënyrë për ta kthyer atë ishte që ushtria ukrainase të fillonte të fitonte. E dyta ishte që të ndodhte një mrekulli.

Urtësia popullore thotë: “Më mirë të lindësh pa hundë (ose diçka tjetër) sesa pa fat. Sepse nëse je me fat do të rritet”. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh me ukrainasit. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re