Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare dhe shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

 

Raportohet se gjatë kontrollit të policisë, së resë i është gjetur një pistoletë si dhe lëndë narkotike.

 

“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja U. Sh., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., dhe G. T.

 

Gjatë kontrollit fizik të shtetases U. Sh., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike kanabis dhe ekstazi, dhe gjatë kontrollit të banesës së saj, gjetën një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re