Dy persona janë vënë në pranga, pasi kishin organizuar vjedhjen e një banese gjatë natës në fshatin Bubullimë, Lushnjë. Policia njoftoi se dy persona të maskuar dhe armatosur ishin futur në oborrin e banesën të cilën tentuan ta vidhnin.

 

Ndërhyrja e policisë ka parandaluar ngjarjen, e cila mund të rezultonte fatale për shkak të armatosjes së një prej autorëve.

 

Policia ka sekuestruar nga autorët e dyshuar 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, 2 maska, doreza plastike, 10 lidhëse plastike të lidhura në formë prangash.

 

Gjithashtu është vënë në pranga edhe personi që ka transportuar dy autorët e dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re