Skip to content

Me armë në brez dhe i dehur, arrestohet 75-vjeçari në Lushnjë

Një 75-vjeçar është vënë në pranga, pasi lëvizte i armatosur në Lushnjë. Mësohet se i moshuari, i identifikuar si Zija Korreshi, ishte në gjendje të dehur.

 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që 75-vjeçari kishte me vete, bashkë me krëhërin me 7 fishekë. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.