Skip to content

Me astmë, parkinson e sëmundje zemre… rrëfimi i të moshuarit shqiptar, ish punonjës i termocentralit

15 orë të ditës, Skënder Smajli i kalon me një tub oksigjeni. Sipas mjekëve, pasojë e astmës kronike të Skënderit është ndotja e lartë nga termocentralet me qymyr dhe ekspozimit me dekada.

64 vjeçari merr afro 13 lloj barnash për trajtimin e astmës, parkinsonit dhe sëmundjes së zemrës. Jeton në fshatin Palaj pranë Obiliqit, atje ku gjenden dy termocentrale me qymyr. Skënderi ka punuar atje për 26 vite të jetës.

Reuters i ka kushtuar një artikull pikërisht termocentraleve të Kosovës, ku në dukje vihet kostoja e ulët e energjisë… e cila vjen me koston e lartë të shëndetit të shqiptarëve, të cilët janë të shumtë që janë prekur nga sëmundjet pikërisht prej ekspozimit të tymërave të tyre

Për Reuters, Skënderi Smajli kujton ditët kur punonte në termocentral dhe kohën kur iu desh të linte punën pikërisht prej përkeqësimit të shëndetit.

Pastronim furrat ku digjej qymyri, në temperatura tepër të larta dhe me shumë pluhur e hi”-kujton 64 vjeçari, teksa shton duke mbajtur në gojë maskën e oksigjenit “shumica e miqve të mi kanë ndërruar jetë tashmë”.

Në një raport të Bankës Botërore (2019), thuhej se ndotja e ajrit vret çdo vit afro 760 persona, në Kosovën me popullsi 1.8 mln banorë”– shkruan Reuters.

“Në Obiliq ka 30 % më shumë pacientë me sëmundje respiratore dhe 30% më shumë pacientë me tumore malinje, krahasuar me çdo vend tjetër në Kosovë”, -tregoi Haki Jashari, drejtues i shërbimit të urgjencës në qytezën pranë Prishtinës.