Rreth 1 200 protestues nga opozita janë nisur nga Berati drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së radhës së opozitës që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjeteve private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qendror i qytetit. Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës autobusë dhe automjete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së janë nisur nga fshatrat Lapardha dhe Velabisht.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Gazmend Azizi ka deklaruar se nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së Tiranës rreth 800 protestues, ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar.

Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 70 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 50 automjete të vogla me protestues. Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës. Kryetari Azizi ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re