Një vajzë e re ka denoncuar nënën e saj se pasi i bëri dasmën e ëndrrave, pak muaj më vonë ia mori burrin dhe madje bëri edhe një fëmijë me të. Lauren Wall, e cila tani është 34 vjeç, nga Twickenham, në jug-perëndim të Londrës, u martua me Paul White kur ishte vetëm 19 vjeç ndërsa ishte shtatzënë.

 

Nëna e saj Julie, e cila tani është 53 vjeçe, pagoi një martesë prej 15,000 paund dhe Lauren i ishte mirënjohëse dhe për këtë arsye e mori atë në muajin e saj të mjaltit dyjavor në Devon.Tetë javë më vonë, Paul e braktisi dhe nëntë muaj më vonë, nëna e saj Julie lindi fëmijën e tij duke e lajmëruar se ishin bashkë.

Lauren tregoi: Paul kishte një raport shumë të mirë me nënën time. Asnjëherë nuk e kam menduar si të dyshimtë, pasi ajo ishte vjehrra e tij dhe ai thjesht ishte miqësor me të. Lauren shtoi se burri i saj papritur u bë shumë misterioz dhe nuk i lejonte asaj që të shihte telefonin. Katër javë më vonë, motra e Lauren po përdorte telefonin e mamasë së saj dhe gjeti mesazhet mes tyre. Nëna e saj mohoi se kishte ndonjë gjë mes tyre dhe i tha se ishte çmendur që e çonte ndër mend një gjë të tillë.

 

“Kur u përballa me burrin, nuk pranoi asgjë por sërish nuk më la t’i shihja telefonin”. Vetëm disa ditë më vonë, ai hoqi unazën e tij të martesës dhe iku nga banesa duke e lënë vetëm me vajzën. Kur ajo dëgjoi se ai ishte duke jetuar me nënën e saj, nuk mund ta besonte se dy personat që ajo i donte dhe i besonte më shumë se çdo gjë në botë do ta trajtonin në një mënyrë të tillë.

 

Lauren tregoi se kur pa nënën e saj me barkun e fryrë, ajo i tha se ishte një kist dhe se ishte e sëmurë. Por vetëm nëntë muaj pasi kishte ikur bashkëshorti i saj nga shtëpia, nëna e saj lindi fëmijën. “Ajo u përpoq të më bindte se babai i fëmijës ishte një i dashur tjetër, por unë e dija të vërtetën. Më pas ata të dy ma thanë hapur, dhe në ato momente mu shemb bota”.

 

Pesë vjet më pas, Paul u martua me Julie e madje ajo më ftoi edhe në dasmë. “Ajo më mori në telefon dhe më ftoi. Ishte e vështirë. Unë u martova në 14 gusht 2004, ata u martuan në 15 gusht 2009. Unë shkova për të parë nënën të martohej me të njëjtin burrë që do të isha martuar pesë vjet më parë… por e bëra për hir të vajzës sime”.

 

Lauren së fundmi ka gjetur një partner të ri dhe tani është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, ndërsa nëna e saj vazhdon jetën me ish-dhëndrin. Ajo ka tentuar disa herë që të flasë me të bijën, por Lauren nuk e ka lejuar. “Koha është një shëruese i shkëlqyer…”.

 

Ndërkohë mediat britanuike janë munduar që t’u marrin nga një koment, por ish-burri i saj nuk ka pranuar të flasë, ndërsa nëna e saj u shpreh se nuk ka asgjë të çuditshme dhe se ata nuk kanë një lidhje të fshehtë por janë të martuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re