Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri, ka zgjedhur të përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Gjatë fjalës së tij, avokati, Genc Gjokutaj u shpreh ndaj Sali Berishës, i cili është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, po veprohet si me një spaçator.

Ai shtoi se avokatja kryesisht e caktuar për Sali Berishën nga gjyqtarja e ngjarjes,  një material me 15 mijë faqe e përfundon për 20 minuta dhe më pas nuk e di se për çfarë po hetohet lideri i opozitës.

“Qëndrimi i deputetit Sali Berisha ndaj këtyre vendimeve të marra nga një gjyqtare e shkarkuar drejtëpërdrejt nga ai. Nga një gjyqtare që nuk i drejtohet Kuvendit për të marrë autorizim.

Nga një gjyqtare që rrëzon çdo kërkesë, nga një gjyqtare e cila cakton avokatë kryesisht dhe kur i shikon në “facebook”, se çfarë përfaqësojnë, i përjashto dhe në fund përfundon me një avokate që 15 mijë faqe material i përfundon për 20 minuta.

Kjo është mbrojtja efektive. Imagjinojeni me zotin Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprohet si me një spaçator dhe marrët një avokate e cila nuk ka idenë, unë kam bërë një provë një natë në media, ku e pyeta jeni njohur? Po jam njohur me metarialet. Po për çfarë hetohet Berisha? Ai nuk e dinte” tha Gjokutaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re