Elvin Meka, dekan i fakultetit të Ekonomisë i ftuar në “Fax News” ka folur për pasojat që do të sjellë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Mekës, SWIFT është sistemi më i mirë i komunikimit për kryerjen e pagesave, por në rast bllokimi do të përdoren mënyra të tjera alternative të cilat do të sjellin vonesa në kohë. Elvin Meka mendon se agresioni rus ndaj Ukrainës do të sjellë kthesa të mëdha në qasjen dhe sigurinë kombëtare në të gjitha vendet.

“SWIFT nuk ka qenë gjithë kohës ky që është pasi vite më parë kanë ekzistuar edhe mjete të tjera të komunikimit mes palëve. Përdorimi i tyre me hyrjen e SËIFT ka rënë në rol por nuk do të thotë që janë zhdukur. Bankat janë komod që të përdorin sistemin SËIFT që bën të mundur transferimin shumë shpejt në kohë rekord të fondeve nga një bankë në tjetrën , pra nga një shtet në tjetrin. Kjo është ajo që përfaqëson SWIFT si një sistem komunikimi ose transmetimi të sigurt dhe të shpejtë të mesazheve mes bankave ose institucioneve të pagesave. Në mungesë të SWIFT një bankë duke mos pasur akses duhet të përdorë sisteme dhe mjete alternative të komunikimit që do të dojë një kohë më të gjatë konfirmimi sesa thjesht përdorimi i SWIFT, nëse me SWIFT do të mjaftonin disa sekonda dhe minuta, tashmë do të duhen ditë të tëra për të kaluar një fond të caktuar dhe për të marrë aprovimin nga dy palët që do të ketë një kohë më të gjatë për pagesat. SWIFT është një sistem komunikimi që ka ardhur duke u avancuar me kalimin e viteve.

Cdo vend në botë do të preket nga kjo luftë që do të ketë pasoja të mëdha financiare. Problemet që ka ekonomia ndërkombëtare me pandeminë dhe nivelet e larta të inflacioneve i shtohet edhe një situatë tjetër komplekse sic është lufta në Ukrainë. E gjithë bota do të hyjë në një situatë të ngjashme si në vitet 70’ ku kishte inflacion të lartë dhe rritje ekonomike dhe një situatë me probleme të mëdha sociale. Të urojmë që situata në vijim dhe ajo që vjen më pas prioritet kryesor është ushqimi dhje ndalimi i operacioneve ushtarake në Ukrainë që do të sjellë edhe qetësinë psikologjike në gjithë vendet. Pastaj gjithë qeveritë në të gjithë botë për të punuar në mënyrë të kujdesshme që të shmangim këto sfida të rrezikshme.

Nuk do të mendoja që përtej sanksioneve të vendosura nga BE, do të ketë bllokim total të qarkullimit të mallrave, situata ndoshta do të vështirësohet në muajt në vijim. Do të kemi parasysh që Rusia dhe Ukraina edhe për pjesën e mineraleve, metaleve dhe shumë lëndëve të para janë lider global dhe do të ketë vështirësi në treg. Kjo do të reflektohet në rritje të çmimeve që kalibron kërkesën dhe oferën. Qeveria dhe konsumatori duhet të shmangë blerjet në panik, apo stokimi përtej nevojave pasi kjo do të ketë ndikim në cmime për mallrat ushqimore.

Sa kohë i duhet një vendi të marrë veten? Agresioni rus ndaj ukrainës është një ndër ngjarjet e mëdha të kthesave. Do të hiqja një paralele si sulmet e 11 shtatorit në 2001 që ndryshoi qasjen dhe sigurinë kombëtare. Bota nuk është njësoj si para sulmeve terroriste dhe sot. Bota tashmë nuk do të jetë e njëjtë nga opsionet e pushtimit ushtarak, kutia e pandorës u hap dhe për fat të keq do të na rikthejë me një situatë të ngjashme si në kohën e Luftës së Ftohtë pasi kampet janë të ndarë qartazi. Do të kemi një luftë të ftohtë edhe të ekonomisë. Vendet do të fillojnë të ndërtojnë rezerva ushqimore dhe logjistike në drejtim të situatave emergjente. Siguria territoriale nuk do të jetë një fakt i mirëqenë. Njerëzit do të kuptojnë që është në favorin e tyre që të mbështeten në burimet e brendshme duke nxitur burimet e brendshme për të realizuar pavarëisnë më të lartë në kryerjen e operacionet dhe rreziqet që mund të vijnë nga furnizimi i lëndëve të para.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re