Studentët e mjekësisë siç edhe e kishin paralajmëruar u janë rikthyer protestave, këtë të hënë. Përmes një njoftimi, ata kishin njoftuar protestën e ditës së sotme në orën 17:00.

Studentët kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësi, të cilën siç shihet dhe nga videot, e kanë bllokuar tërësisht këtë aks.

Ndërsa kanë nisur të gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë.

Ata kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re