E ka bërë Struga atë që duhet bërë dhe në qytetet bregdetare shqiptare tashmë në sezon, ku kryesisht të huaj, enden në ambiente publike me rroba banjoje sit ë ishin në terrene plazhi.

Janë skena që hasen sidomos në qytete ku plazhet janë njësh, pa distanca mes tyre, ku veçon Saranda dhe Pogradeci. Ngjashëm është dhe Struga ku autoritetet e atjeshme kanë vënë tabela paralajmëruese në ambiente publike për ndalin të endjes aty me rroba banjoje, në ruajtje të etikës publike.

“I lusim të gjithë mysafirët dhe turistët, të cilët po freskohen në liqen apo te Drini i Zi, që t’i respektojnë rregullat e mirësjelljes dhe të rendit publik, duke mos shfaqur lakuriqësi në sipërfaqe dhe hapësira publike.

Sjellja juaj është imazhi i qytetit, prandaj të mundohemi të gjithë bashkërisht ta ruajmë imazhin pozitiv të një destinacioni turistik siç është Struga”, thuhet nga Komuna e Strugës.

Është koha që ngjashëm të veprojnë dhe bashkitë e qyteteve bregdetare shqiptare, atje ku ky fenomen është bërë shqetësues madje. Më shumë në Sarandë, ku në plazhet publike në Gjirin e qytetit shfaqen dhe tendenca nudiste. /tesheshi.com/   

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re