Është mbyllur në mënyrë paqësore dita e dytë e protestës e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve.

Protesta me moton “Pilafi s’mban më ujë” nisi fillimisht në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas qytetarët marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke u ndalur përballë Kryeministrisë.

Protestuesit ditën e sotme mbanin në dorë bukën një detaj që simbolizon vështirësinë e qytetarëve për ta siguruar mbijetesën ndërsa siç thanë ata: Një pjesë e qeveritarëve darkojnë në restorantet luksoze të Dubait.

Aktivistë të shumtë mbajtën me mikrofon ku kërkuan largimin e kryeministrit të cilët e bënë përgjegjës për varfërinë e shqiptarëve. Nuk dihet nëse protesta e shoqërisë civile do të vazhdojë në ditët në vijim.

“Disa gdhihen në restorantet e Dubait”/ Pedagogu në protestë: Shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e gojës…

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re