GJIROKASTËR– Një i moshuar i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama pasi sipas tij, nuk e ka ndihmuar për të kaluar vështirësitë financiale.

Në një video të publikuar në rrjet, i moshuari ka dalë më bukë në dorë, dhe ankohet se nuk i mjafton rritja e pensionit që Rama ka akorduar për pensionistët.

“Rama ik! Na le pa bukë, hamë bukën thatë me misër. Na rrite pensionin 9 mijë lekë, ç’do bëjmë me aq lekë na?! Të mbajmë shtëpi, a fëmijë a, a prokopi. Na ra çatia. Ik Rama ik se ndenje plot,”-thotë i moshuari.

Slogani “Rama ik!” është përdorur gjatë protestave të opozitës vitin e shkuar teksa kërkonin largimin e kreut të qeverisë nga detyra dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./ dosja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re