Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit janë ngritur sërish në protestë. Arsyeja mbetet e njëjtë mos marrja e pagave. Sipas tyre nuk kanë marrë ende rrogën e muajit mars, pasi firma u tërhoq ndërsa me pas inceneratori ia kaloi përgjegjësinë bashkisë Elbasan. Pas këtij momenti, punëtorët shprehen se u është ulur paga, ndërsa nuk marrin as atë minimale.

“Rrogën e muajit mars ne nuk e kemi marrë, nuk e di pse na e kanë mohuar. Unë jm punëtori më i vjetër këtu, kam 7 vite dhe na dhemb mesi nga peshat e ndërkohë nuk marrim lekët”
-tha një nga punëtorët.

“Sipas rregullave të punës kërkojmë rrogën e marsit, ësht viti 3-të që punoj këtu. Me çfarë të blejmë ushqimet? Është industri këtu, me vështirësi me infeksione e kancer. 8 orë për 2 mijë e 500 lekë. S’na hapin as telefonat! Ne na duhet një sqarim”-u shpreh një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re