Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është shtruar në spital për t’iu nënshtruar testimeve të mëtejshme pasi prej 10 ditësh në mënyrë të vazhduar ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Një zëdhënëse e Downing Street njoftoi se: “Me këshillën e mjekut të tij, Kryeministri sot është hospitalizuar për testime”.

“Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit edhe 10 ditë pas testit pozitiv. Kryeministri falënderon stafin mjekësor për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur sistemin shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë”, njoftoi zëdhënësja raporton .

Më 27 Mars Boris Johnson u bë lideri i parë i i një shteti që njoftoi se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19. Që nga ajo ditë Johnson ka qenë i izoluar në banesën e tij Downing Street.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re