Deklarata e bëra sot nga kryeministri Edi Rama që me VKM do të bëjë të detyrueshëm mbajejten e maskës në rrugë duke nisur nga e enjtja e ardhshme, si masë kundër covid, ka sjellë reagime të shumta.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka postuar në Facebook një video ku dëgjohet mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili thotë që mbajtja e maskës në rrugë nuk ka asnjë lloj efekti. Dhe në këtë rast Vasili pyet se kë duhet të besojnë shqiptarët Ramën apo Piperon?

Ja postimi i Vasilit:

Mjeku infeksionist Pipero thote qe perdorimi i maskave ne rruge s’ka asnje vlere,ndersa elifmatraku Rama thote maska ne rruge me detyrim dhe pa maska ne restorant si dhe gjoba popullit.

Mes Prof.Piperos dhe elifmatrakut Edi Rama kush duhet degjuar?

Çfarë deklaronte Pipero pak kohë më parë:

Dua të ndaj me ju një mendim, që është përdorimi i maskave dhe dorezave në rrugë, në majë të biçikletës, nuk ka asnjë lloj vlere, e dëmtojmë veten në atë mënyrë, të më dëgjojnë mua.

Ato maska që kanë qytetarët të mbron që të mos nxjerrësh spërkla, askush nuk ka nevojë që ti përdorë në rrugë, mund të kesh merak kur hipën në një mjet të transportit publik. Dorezat janë me një përdorim, që ndan edhe lekët pret dhe bukë. Nuk ka arsye që ti përdorin në rrugë dhe në orar të zgjatur, njëqind herë më mirë të lahen duart me ujë dhe me sapun.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re