David Cox, njeriu që vrau gruan e tij dhe sulmoi seksualisht njerkën e tij para saj gjatë një rrethimi tetë orësh policor në vitin 2010, është i burgosuri i parë i dënuar me vdekje që ekzekutohet në shtetin amerikan të Misisipit në nëntë vjet dhe i nënti i burgosur i ekzekutuar në SHBA në 2021.

Cox u ekzekutuar me injeksion në burgun shtetëror në Parchman, dhe u shpall i vdekur të mërkurën në orën 18.12 me orën lokale, raportoi e përditshmja lokale Clarion Ledger, shkruan Reuters.

Në gjyqin, i cili përfundoi në vitin 2012, Cox u deklarua fajtor për të tetë pikat në aktakuzë, dhe në vitin 2018 ai pushoi avokatët e tij dhe hodhi poshtë një apel në rastin e tij, duke thënë se ai “e meritonte dënimin me vdekje”.

Cox tha në letër se ai ishte “fajtori që meritonte të vdiste”

Ngjarja tragjike ndodhi më 14 maj 2010, kur Cox bleu një armë dhe shkoi të merrte gruan e tij të arratisur Kim dhe dy fëmijët e tyre, të cilët jetonin në shtëpinë e njerkës së tij. Sulmuesi hyri në shtëpi, ku mbajti robër gruan dhe dy fëmijët e tij për më shumë se tetë orë, tha prokurori.

Gjatë rrethimit të policisë, Cox goditi gruan e tij në bark dhe në krah, dhe ndërsa ajo po vdiste, ai sulmoi seksualisht tre herë njerkën e tij. Ai refuzoi kërkesat e policisë për t’i ofruar ndihmë mjekësore gruas së tij.

Policia hyri në shtëpi pas një rrethimi tetë orësh dhe negociatave të dështuara dhe arrestoi Cox.

I vetëdijshëm për gjithçka që kishte bërë, Cox i shkroi një letër shefit të drejtësisë lokale në vitin 2018, në të cilën ai deklaronte se ai ishte “fajtori që meritonte të vdiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re