Dosja e ngritur për vdekjen e 41-vjeçares Gjeorgjia me origjinë shqiptare, përshkruan me detaje rrëfimin zbulues të mikut 34-vjeçar të partnerit të saj në polici.

Shoku i autorit, kur ndjeu se çështja ishte drejt zbardhjes vendosi të fliste dhe të përshkruante me detaje atë që ndodhi para dhe pas vrasjes brutale të shqiptares shtatzënë.

Lexo edhe :Related Posts

Siç thuhet në dokumentet përkatëse, 34-vjeçari ka pohuar në polici se më 1 janar, rreth orës 15:50, partneri i Gjeorgjisë e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që të vinte në shtëpinë e tij në orën 20:00.

Kur u takuan, Akis, partneri i 41-vjeçares, i kërkoi që ta ndihmonte për të kryer “ një grabitje të rreme”, dhe përshkroi planin që kishte hartuar.

Ai i tha se do të merrte Gjeorgjinë nga puna dhe kur të dy ktheheshin në banesën e tij, ai (shoku i partnerit) do ta sulmonte Gjeorgjinë, do ta kapte nga pas dhe do t’i lidhte gojën që ajo të mos bërtiste. Më pas ajo do të çohej në dhomën e gjumit dhe do ta prangosnin.

Në fakt, siç thotë 34-vjeçari, Akis i ka treguar një thikë shtëpiake me dorezë të verdhë dhe i ka kërkuar që ta përdorte për të kërcënuar partneren.

Pasi ta kishin imobilizuar, duke u shtirur si grabitës, në mëngjes do të shkonin në shtëpinë e prindërve të Gjeorgjisë dhe do të merrnin nga shtëpia e saj 7000-8000 euro që kishin prindërit e saj.

Më pas ata do të ktheheshin në banesën e partnerit të 41-vjeçares dhe pasi kishin zgjidhur gruan, do të pretendonin se i kishin grabitur.

Takimi me vdekjen

Siç përshkroi i pandehuri, plani hyri në fuqi rreth orës 21:00 të natës së Vitit të Ri, kur partneri i 41-vjeçares u largua nga shtëpia për të marrë gruan nga puna, ndërsa ai mbeti në shtëpi.

Dritat e apartamentit mbetën të fikura dhe grilat e mbyllura. Sipas 34-vjeçarit, 41-vjeçarja dhe partneri i saj janë kthyer nga ora 22:50 deri në 23:10. Ai vetë i priste i fshehur në sallon.

Kur Gjeorgjia ka hyrë në banesë, 34-vjeçari e ka sulmuar nga pas dhe e ka imobilizuar duke i mbajtur me dorën e majtë gojën, ndërsa me të djathtën i ka vënë në fyt thikën që mbante.

Më pas e ka futur me forcë në dhomën e gjumit ku partneri i saj pasi fiku dritat e prangosi  dhe i ngjiti gojën dhe sytë.Më pas ai i ka marrë thikën nga dora e bashkëpunëtorit të tij dhe i ka bërë shenjë që të largohej nga banesa dhe të shkonte në makinën e tij.

Pas rreth 10 minutash, partneri i Gjeorgjisë zbriti në katin e poshtëm dhe i kërkoi të ngjitej në banesë për ta ndihmuar.

Kur 34-vjeçari e pyeti se çfarë ndodhi, partneri i Gjeorgjisë i tha se “Georgjia ka vdekur”.

Kur është ngjitur në banesë, ka parë 41-vjeçaren të shtrirë në shtrat në një pellg gjaku.

Dihet vazhdimi. Ai dhe shoku i tij nisën përpjekjet për të eliminuar gjurmët dhe provat e krimit duke e transportuar trupin e gruas me një sënduk në një zonë të largët dhe të paarritshme, katër kilometra larg.

Njëkohësisht kanë pastruar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe provat i kanë hedhur në vende të ndryshme.

SMS mashtruese

Veç kësaj, bie në sy se në përpjekje për të mashtruar autoritetet, partneri i vajzës dyshohet se i ka dërguar një mesazh nënës së saj nga celulari të nesërmen në mëngjes, ku ndër të tjera i shkruante asaj se ajo kishte një takim dhe duhet të shkonte diku, duke shtuar se Akis (domethënë autori) nuk di asgjë për të.

Në mesazh thuhej konkretisht: “Mami mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se kam një takim dhe do shkoj direkt në pune logjikisht. Nuk i thashë gjë Akisit, ai e di që do të kthehem në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re