Gjykata e Apelit  ndryshoi masën e sigurise nga arrest me burg ne detyrim paraqitje per ish kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

Ky vendim erdhi pas kërkeses e prokurorese e ceshtjes, Arta Marku e cila ka kërkuar zbutjen e masës .

Agim Kajmaku u arrestua një ditë më parë  në ambientet e spitalit privat kontinental në Tiranë, pasi ishte paraqitur për shkak se kishte probleme kardiake dhe me diabetin.

Ish kryebashkiaku i Vores ka qënë në arrati qe prej datës 11 nëntor të 2019 pasi rezultoi që kishte fshehur dënimin në greqi për falsifikim parash.

Kajmaku akuzohet nga organi i akuzës për tre vepra penale “falsifikim i vulave,”. “falsifikim i dokumentave” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re