Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në Kuvend gjatë interpelancës për mbetjes, teksa iu drejtua “doli malli i të shkretit lulit, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli”.
“Zotëria, e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në gojë eskpertizën, gjërë e gjatë e vjen ta përshtyjë këtu”, u shpreh Kreu i qeverisë.

Gjithashtu, Rama ironizoi kreun e PD-së, Sali Berisha duke thënë se: “Problemin më të madh e ka ai në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar tek parvazi dhe pa i thënë ma lër mua, ta tund belin për ty”.

 

Edi Rama: Nuk e di a ju ndodh dhe juve, por mua më doli malli i të shkretit Lulit, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli. E panë se ku është dallimi mes nesh që flasin me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin.

Këto mallra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme. Ekspert nuk jam dhe për këtë arsye mësoj duke ulur kokën të lexoj dhe dërgoj nga ekspertët.

Kurse zotëria, e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në gojë ekspertizën, gjerë e gjatë e vjen ta pështyjë këtu. Flet zotëria se kush jam unë dhe kush është zotëria për fjalë që kemi thënë, por unë nuk gaboj është zotëria që tha, por erdhi Sali me Flamurin në godinë do iki nga politika, nuk iku nga politika, por iku nga godina me Flamurin për të mbajtur kokën lart dhe për të parë Saliun, kështu që është problemi i madh.

Problemin më të madh e ka ai në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar tek parvazi dhe pa i thënë ma lër mua, ta tund belin për ty.

Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtyre, atyre e shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishte kallëzuar noc rrokun sepse kishe dërguar një informacion.

Nuk e keni mësuar akoma ju, se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë, do të duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do të kemi një ballafaqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur, unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjetër.

Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hajeni pështyje këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq së në ’97.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re