Zyra e Kuvendit ka zbardhur takimin e zhvilluar mes kreut të këtij institucioni Gramoz Rucci dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Sipas Kuvendit ambasadorja dhe Ruçi kanë folur lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe integrimin e vendit.

Ndërkohë që ajo që bie sy në fotot e shpërndara nga Kuvendi, është dora në zemër e Ruccit, teksa pret ambasadoren, dhe buzëqeshja e tij, sicc ndodh rrallëherë.

“Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot, me kërkesën e saj, Ambasadoren e ShBA, znj. Yuri Kim. Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.

Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja”, njofton Kuvendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re